Planifikimi i Zonës Ekonomike Kerçevë, Lipjan
Sipërfaqja: 139 Ha
Viti i projektit: 2011
Investitor: KK Lipjan
Planifikimi urbanistik i zonës ekonomike është paraparë të jetë në fshatin Kërqevë, në anën perëndimore të Lipjanit. Zona Ekonomike ka relief kodrinoro-malor në lartësi mbidetare nga 560-640 m. Koncepti i zgjidhjes mbështetet në kërkesat e detyrës projektuese, bazuar në Planin Zhvillimor Komunal të Lipjanit dhe konfiguracionin e terrenit duke tentuar që të arrihet maksimalisht autonomia e përmbajtjeve urbanistike-funksionale. Zona Ekonomike në Lipjan është planifikuar që të ketë infrastrukturë të kompletuar e cila do të funksionojë si zonë e veçantë në shërbim të bizneseve që do jenë pjesë e kësaj Zone.