Kompleksi i Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, një nga simbolet më të rëndësishme arkitektonike të Kosovës, po i nënshtrohet procesit të rifunksionalizimit me angazhimin e GM Architecture (Kosovë), në bashkëpunim me A.R.S. Progetti (Itali).
Projekti i financuar nga Banka Evropiane për Investime synon ruajtjen dhe valorizimin e trashëgimisë arkitektonike të viteve ’70, duke e transformuar kompleksin në një qendër moderne sportive, kulturore dhe rinore, në përputhje me standardet ndërkombëtare për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, në shërbim të sportistëve, spektatorëve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës.

