Koncept Projekti i Stadiumit, Skenderaj
Previous
Next
Sipërfaqja: 23,000 m²
Viti i projektit: 2008
Investitor: KK Skenderaj
Stadiumi është projektuar në lokacionin ekzistues të stadiumit “Bajram Aliu" në Skenderaj. Koncept projekti për renovimin e stadiumit mbështetet në kërkesat për zgjerim duke u bazuar në standardet e UEFA-s për dimensionet e fushës, garderobave, tribunave për 10,000 shikues dhe hapësirave tjera për nevojat e stadiumit. Gjithashtu koncept projekti përfshinë ri-dizajnimin e hapësirave afariste qe t’i përshtaten formës së re të stadiumit dhe zgjerimit me parkingje. Formësimi arkitektonik është me shtrirje horizontale, me forma masive, ku si pikënisje ka qenë formësimi i mbulesës së tribunave në formë të shqiponjës në aterim.