Palestra sportive në Viti
Sipërfaqja: 3 100 m²
Viti i projektit: 2014
Investitor: Ministria e Kulturës Rinise dhe Sporteve të Kosovës
Konkurs Projektimi për Palestrën Sportive në Viti (i shpërblyer me vendin e dytë). Kjo palestër është paraparë për aktivitete sportive, zhvillimin e garave (ligave) kombëtare dhe ndërkombëtare me kapacitet 1300 ulëse. Lokacioni gjendet në mes të qytetit të Vitisë dhe fshatit Drobesh, nga ana veriore dhe lindore kufizohet me shtëpi banimi, në anën jugore me rrugën kryesore dhe në perëndim me tregun e kafshëve. Për lokacionin/parcelën është bërë zgjidhje urbanistike që të jetë ekskluzivisht për sport dhe rekreacion. Vendosja e palestrës në raport me parcelën është planifikuar në atë mënyrë që të jetë sa më larg tregut të kafshëve dhe të lirojë hapësirën para saj. Kujdes i posaçëm i është kushtuar gjelbërimit te ultë dhe të lartë, me zgjidhjen e shiritave gjelbërues të cilët kufizojnë parcelën nga tregu dhe zona e banimit. Qasja e spektatorëve bëhet në atë mënyrë që mos ta ndërprejë vijën e lëvizjes dhe duke mos e përzier qasjen e këmbësorëve me atë të automjeteve dhe hyrjen për sportistë. Ndërtesa e palestrës ka disnivel të volumeve dhe zhvillohet në dy nivele. Niveli 0.00. spektatorët dhe niveli -3.45 sportist. Hapësirat në këto volume janë zgjidhur sipas standardeve projektuese për ndërtesat sportive dhe që të jetnë funksionale gjatë shfrytëzimit si dhe me qasje të lehtë si për spektatorët ashtu edhe për sportistët.