Plani Rregullues Urban, Lipjan

Sipërfaqja: 85 Ha

Viti i projektit: 2011

Investitor: KK Lipjan

Plani Rregullues Urban dhe parcelimin për “Zonës e 7” Urbane te Lipjanit, në vehte përmban disa faktorë të cilët e bëjnë të realizueshëm dhe më racional, si psh: të ketë vazhdimësi urbane me forma gjeometrike, të krijojë një ambient aktiv, të ketë përmbajtje reprezentative, të ketë koncept bashkëkohor si dhe vlerë të arsyeshme në investime.

Gjithashtu vizioni për planin rregullues dhe parcelimin e kësaj zone përqendrohet në disa fusha: Në Fushën e Zhvillimit Ekonomik, Në Fushën e Menaxhimit të Territorit, Në Fushën e Përmirësimit të Infrastrukturës dhe Shërbimeve, Në Fushën e Përmirësimit të Qeverisjes Vendore, Në Fushën e Rritjes së të Ardhurave Vendore.