Border Security Detachment Headquarters, Tajikistan
Investitor: UNOPS
Siperfaqja: 9 ha
Viti i projektit: 2021
"Design of new Ayvaj Border Security Detachment Headquarters, Tajikistan" është punuar me zgjidhje urbanistike të mirë-analizuara, ku janë arritur standarde të larta teknike, për siguri, punë dhe jetë në kamp. Në kuadër të hapësirës me sipërfaqe 90,000m2, urbanistika është zgjidhur në zona. Këto zona janë funksionale me shërbime të ndryshme si: administrim/punë, banim, shëndetësi, sport dhe rekreacion, zona për kafshë dhe hapësira të nevojshme teknike të lidhura me njëra-tjetrën me rrugë, trotuare, shtigje dhe gjelbërim.
Duke marrë parasysh kërkesat e kampit për sigurinë dhe ndërtesat me funksione të ndryshme, formësimi është arritur të jetë sa më miqësor me mjedisin përreth dhe arkitekturën autoktone të Taxhikistanit. Kjo arkitekturë është arritur në disa pjesë të fasadës me tullën e përdorur si zbukurim me formë “huall mjalti” e cila gjithashtu krijon dritë, hije dhe i jep fasadës karakter të arkitekturë lokale.