Muzeu ” Burgu i Ideali”
Investor: Ministry of Culture, Youth and Sports
Me këtë projekt është realizuar krijimi i Muzeut të Burgut të Prishtinës – “Burgu i Idealit”, i cili përfshin rivitalizimin, adaptimin, hulumtimin, dokumentimin dhe kurimin e ekspozitës muzeore, kushtuar të burgosurve politikë shqiptarë që për më shumë se një shekull vuajtën në burgjet e Kosovës dhe ish-Jugosllavisë.
Ekspozita e përhershme është konceptuar si hapësirë autentike muzeore, e bazuar në dokumentimin historik, ekspozimin e materialeve origjinale dhe restaurimin e hapësirave ekzistuese të burgut, duke artikuluar narrativat historike përmes një qasjeje bashkëkohore muzeale.
Muzeu zhvillohet në ndërtesën e ish-burgut të Prishtinës, të ndërtuar në fillim të viteve 1950 sipas modelit arkitekturor “panoptik”, ndërtesë me vlera të veçanta arkitektonike dhe historike, e mbrojtur si monument i trashëgimisë kulturore.
Ndërhyrjet restauruese dhe adaptuese janë zhvilluar duke respektuar parimet e restaurimit dhe konservimit, në përputhje me standardet e ICOMOS-it dhe udhëzimet vendore për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

