Muzeu i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Investor: Ministry of Culture, Youth and Sports

Projekti për rivitalizimin, adaptimin, hulumtimin, dokumentimin dhe kurimin e ekspozitës së Muzeut të Kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit është hartuar duke vënë në pah historinë dhe rikonceptimin e ekspozitës së përhershme, e cila paraqet në mënyrë bashkëkohore ngjarjet historike të periudhës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878), një nga momentet më të rëndësishme të historisë kombëtare. Ndërhyrjet restauruese dhe adaptuese janë zhvilluar duke respektuar autenticitetin e ndërtesave të kompleksit, që datojnë nga shek. XVII, si dhe parimet e restaurimit dhe konservimit, në përputhje me standardet e ICOMOS-it dhe udhëzimet vendore për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Projekti synon ruajtjen e integritetit historik dhe arkitektonik të kompleksit, si dhe ofrimin e një ekspozite të qartë, të dokumentuar dhe bashkëkohore për vizitorët.