Administrata e KK Skenderaj

Sipërfaqja: 3,700 m²

Viti i projektit: 2009

Investitor: KK Skenderaj

Ndërtesa e administratës komunale të Skenderajit është projektuar për akomodimin e afër 200 punëtorëve administrativ. Ndërtesa përbëhet prej hapësirave si: salla e asamblesë, zyrat e stafit udhëheqës të komunës së bashku me departamentet përkatëse, sportelet për shërbyesit civil, byfeja, arkivi, parkingjet e brendshme dhe të jashtme. Funksioni i ndërtesës formohet nga një bosht qendror i komunikimit vertikal, përmes të cilit funksionojnë hapësirat tjera.