"Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë" dhe "Fakulteti i Shkencave Teknike të Aplikuara", Mitrovicë

Sipërfaqja: 30,000 m²

Viti i projektit: 2012

Investitor: Rektorati i Universitetit të Prishtinës dhe MAP

Projekti i kompleksit universitar i cili përbëhet prej dy fakulteteve: "Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë" dhe "Fakulteti i Shkencave Teknike të Aplikuara" në Mitrovicë. Projekti është zhvilluar me volumet e dy ndërtesave (fakulteteve) të ndara por me zgjidhje urbanistike janë krijuar sheshet dhe oborret e përbashkëta që të jenë në shërbim të njëra tjetrës dhe të funksionojë si kompleks universitar. Rëndësi e posaçme i është kushtuar aspektit urbanistik dhe funksional të lëvizjes në hapësirat e brendshme, hapësirat e jashtme para ndërtesave dhe atyre mbrapa si amfiteatrove dhe parkingjeve, në veçanti personave me nevoja të veçanta / në karrocë, gjithashtu edhe daljeve emergjente. Ndërtesat janë zhvilluar me forma kubike të rregulla, me lëvizje të mëdha në fasadë duke ofruar mundësi të mirë të inkorporimit të zhvillimit urbanistik dhe funksional në një bosht qendror të komunikimit vertikal, përmes të cilit funksionojnë hapësirat tjera. Lëvizjet e formave me konzola krijojnë dritë-hije, definojnë volumet dhe kompozicionin vazhdues në fasadë. Gjithashtu edhe përdorimi i materialeve krijon fasadë unike të këtij kompleksi universitar.