
Hapësirat e reja të studios tonë tani janë në lagjen Lakrishte – një zonë dinamike e Prishtinës, e zhvilluar me zyra afariste dhe biznese moderne.
Këto hapësira i kemi projektuar dhe realizuar me përkushtim, duke ndjekur parimet e minimalizmit, komfortit dhe funksionalitetit. Arkitektura që përfaqësojmë është e thjeshtë, jetëgjatë dhe me identitet të qartë – një reflektim i vlerave tona si studio.