
Stadiumi i Suharekës
Investitor: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Stadiumi i Suharekës është projektuar në përputhje me standardet e UEFA-s për Kategorinë II Plus, duke ndjekur një qasje arkitektonike që thekson funksionalitetin, qëndrueshmërinë dhe mirëmbajtjen minimale. Forma dhe organizimi i tij reflektojnë arkitekturën bashkëkohore sportive, me linja të pastra dhe struktura të rregullta, duke e integruar në mënyrë efikase me pjerrësinë natyrore të terrenit ekzistues.