Shtëpitë e lagjes "Hasan Prishtina", Prishtinë
Sipërfaqja: 31 000 m²
Viti i projektit: 2014-2017
Investitor: New Prishtina Residence
Shtëpitë gjenden në lagjen “Priam" në Çagllavicë, katër kilometra nga qendra e Prishtinës. Për këtë lagje janë projektuar gjashtë tipe të ndryshme të shtëpive tipike: A, B, C, D, E-dyshe dhe G-Luxury me katshëmeri P+1 dhe sipërfaqe të ndryshme.
Tipet e shtëpive janë të vendosura në blloqe urbanistike, të ndara në blloqe me shtëpi njëshe dhe dyshe. Në përdhese kryesisht zhvillohet qëndrimi ditor, kuzhina dhe kthinat teknike, ndërsa në katin e parë dhomat e fjetjes. Katër tipet e para të shtëpive njëshe kanë një garazhe për automobil në katin përdhesë.
Formësimi i arkitektonik i shtëpive është zhvilluar duke u bazuar ne zgjidhjen urbanistike te lagjes e cila do të identifikohet me arkitekturën e shtëpive të cilat do ngritën në dy nivele P+1, që në tërsi përbejnë blloqe me vija të rregullta ndërtimore dhe arkitekturë tipike. Forma e shtëpive është ngritur mbi planimetritë me gjeometri të rregulltë me konzola që krijon dritë-hije dhe definojnë format.